LAJMI I FUNDIT:

LDK, Shpend Ahmetit: Strehoj familjet e Dardanisë, banesat në Hajvali janë të lira

LDK, Shpend Ahmetit: Strehoj familjet e Dardanisë, banesat në Hajvali janë të lira

Kolegjiumi i LDK-së i Pesë Degëve të Prishtinës ka reaguar në lidhje me banesat kolektive të ndërtuar në Hajvali, ku që tri vjet me radhë theksojnë se nuk janë ndarë nga ana e Komunës së Prishtinës, banesa këto të ndërtuar për familjet e pozitave sociale dhe për ato kategorive të luftës.

Sipas LDK-së, këto banesa janë ndërtuar nga ana e Qeverisjes së LDK-së.

“Këto banesa janë ndërtuar nga ana e Qeverisjes së LDK-së, sa kishte mandat Z. Isa Mustafa, ku tani qe tri vite ato banesa janë të gatshme për banim por janë duke u mbajtur peng nga kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti dhe partia e tij Vetëvendosja, si dhe hallet e familjeve të dëbuar nga banesat në Dardani”, thuhet në njoftim.


Sipas LDK-së, në prononcimin e mbrëmshëm të Shpend Ahmetit në lidhje me banorët e dëbuar nga banesat në Dardani, se kinse nuk është në kompetenca të Komunës që atyre banorëve t’iu bënë ndonjë zgjedhje për të ngelur në ato banesa së paku përkohësisht, ai as që përmend faktin se ka në dispozicion 80 banesa në Hajvali që tri vjet, e që janë bosh.

“Edhe gratë dhe fëmijët protestuan te shtëpia e Shpend Ahmetit, por ai prapë se prapë nuk deshi të bëjë së paku ndonjë zgjedhje të përkohshme për këta hallexhinj që mbeten pa kulm mbi kokë dhe që fshehu faktin se ka në dispozicion banesa fare të reja”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, në Hajvali janë ndërtuar dy ndërtesa me më se 80 apartamente, për familjet me nevojë si dhe për familjet e kategorive të luftës ku kanë përfunduar së ndërtuari dhe kanë qenë të gatshme për banim qysh në fillim të mandatit të Shpend Ahmetit.

“Komunës së Prishtinës nuk i ra ndërmend dhe as që deshi, as kësaj radhe, ku banorët e dëbuar nga banesat e Dardanisë, të kujtohet dhe t’i akomodojë këta banorë që tani kanë mbet në pik të hallit pa kulm mbi kokë, bile t’i strehojë së paku përkohësisht”.

LDK e Prishtinës kërkon që në mënyrë urgjente ta shqyrtoi çështjen e 80 banesave në Hajvali dhe t’i ndaj ato në mënyrën më të mirë për qytetarët e kategorive të destinuara të Prishtinës, apo së paku t’i strehoj përkohësisht banorët e dëbuar nga banesat e Dardanisë deri sa atyre tu bëhet ndonjë zgjidhje e duhur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori