LAJMI I FUNDIT:

​LDK: Qeveria të ndal presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofroj zgjidhje

​LDK: Qeveria të ndal presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofroj zgjidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që Qeveria e Kosovës të ndal presionin mbi mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik të cilët nga e enjtja kanë hyrë në grevë.

Përmes një konference për medie, kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu kërkesën e listave të grevistëve nga Qeveria e Kosovës e ka quajtur kërcënim dhe dënim financiar për grevistët në vend që të ofrojë zgjidhje.

“Dje BSPK ka nis grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend, kurse menjëherë pas qeveria ka bërë kërkesën për të kërkuar listat e punonjësve të arsimit publik të cilët janë të përfshirë në grevë për t’i pezulluar nga lista e pagave duke fyer integritetin dhe dinjitetin e tyre.


Ndër të tjerash duke thyer rëndë integritetin e një të drejte të cilët punonjësit e kanë me legjislacionin e vendit tonë por sigurohet me konventa ndërkombëtare…

Pra ata me plotë të drejtë në krizën më të madhe ekonomike kërkojnë dialog për dinjitet dhe për të përballuar këtë krizë, ndërsa Qeveria e Kosovës në vend që të dialogoj dhe të gjejë një zgjidhje ajo ka zgjedh kërcënimin dhe dënimin financiar për mësimdhënësit dhe sektorin publik në kohën kur kriza në vend po thellohet pikërisht nga mosveprimi i kësaj qeverie”, tha ajo.

Sipas Lushakut kërkimi i listave të grevistëve është goditje e ulët nga ana e ekzekutivit dhe nuk ka mbështetje ligjore.

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK tha se kjo parti kërkon të ndalet presioni mësimdhënësve dhe të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Kjo mënyrë përveçse është presion dhe frikësim i drejtpërdrejtë është edhe cenim i demokracisë së vendit tonë, është praktikë tipike e autokratëve për të heshtur kërkesat dhe pakënaqësitë e qeverisjes së tij. Krejt kjo po ndodh në kohën kur mësimdhënësit dhe nxënësit si çdo qytetar tjetër po përballen me krizën ekonomike…

Kjo qeveri në vend që të menaxhojë krizat të cilat e kanë prekur vendin dhe arsimin, ajo po krijon krizë të re që është ajo vetë arsimi. LDK kërkon me këtë rast që të ndalet menjëherë presioni ndaj mësimdhënësve dhe të gjendet një zgjidhje e drejtë për kërkesat e adresuara. Punonjësit e arsimit meritojnë trajtim më të dinjitetshëm të kërkesave të tyre dhe dialog i mirëfilltë dhe i arsyeshëm dhe përkrahje qeveritare”, theksoi Lushaku.

Ajo shpreson që viti shkollor të nis më 1 shtator, pa presion karshi prindërve dhe mësimdhënësve.

“Ne fuqishëm besojmë që viti shkollor duhet të filloj më 1 shtator, pa presion mbi nxënësit, pa presion mbi mësimdhënësit dhe prindërit. Jemi kundër gjuhës konflikuoze të kërcënimit dhe të krijuar nga kjo qeveri kundrejt mësimdhënësve” , deklaroi Lushaku.

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku tha se MASHTI nuk ka siguruar ngrohjen për shkollat në Kosovës për çka rrezikohet edhe mbarëvajtja e mësimit gjatë dimrit.

Nga dje ka nisur greva e përgjithshme në administratën publike në vend, e nga Ministria e Financave kanë kërkuar listën e punëtorëve që kanë marr pjesë në grevë. Kjo ngjalli reagime të shumta qoftë nga opozita por edhe shoqëria civile. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori