LAJMI I FUNDIT:

LDK: Qeveria Kurti s’ka plan për integrimin e veriut

LDK: Qeveria Kurti s’ka plan për integrimin e veriut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka kritikuar sërish Programin e Qeverisë Kurti, duke thënë se nuk kanë paraparë masa për integrimin e veriut.

Shkëmb Manaj, nga Departamenti për rend, ligj dhe siguri i LDK-së tha se Programi i Qeverisë së Kurtit është sipërfaqësor.

“Dokumenti i miratuar në qeveri është sipërfaqësor… nuk i përcakton veprimet, masat e buxhetin për realizimin e tyre”, tha Manaj.


Sipas tij, Qeveria Kurti nuk i ka të qartë problemet me të cilat realisht ballafaqohen qytetarët.

Ai më tej tha se po ashtu nuk ka asnjë plan integrimin e veriut.

“Nuk ka përcaktuar asnjë masë dhe nuk ka ndarë buxhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë në këtë pjesë. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për rikthimin e shqiptarëve në atë pjesë dhe t’u sigurojë mirëqenie. Në vend të kësaj kanë vendosur të paguajnë 11 milionë euro për shlyer borxhet e rrymës së papaguar të serbëve në veri të vendit tonë”, tha ai më tej.

Sipas tij, Qeveria nuk ka plan as për trajtimin e krimeve të luftës, ndërsa shtoi se praktika e Kroacisë lidhur me trajtimin e krimeve të luftës do t’i shërbente shumë Kosovës.

Ai ka folur edhe për vettigun në drejtësi, etj. /Telegrafi/