LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 3° cloudy

LDK në Gjilan parashtron kërkesat e tyre për realizim, thotë se është e zhgënjyer nga takimi i sotshëm me kryetarin Hyseni

LDK në Gjilan parashtron kërkesat e tyre për realizim, thotë se është e zhgënjyer nga takimi i sotshëm me kryetarin Hyseni

Sot u mbajt takimi mes kryetarit të  Komunë s së  Gjilanit, Alban Hyseni dhe Lidhjes Demokratike të  Kosovës, dega në  Gjilan. Takimi ishte thirrur nga kryetari Hyseni për të diskutuar në  lidhje me mos votimin e tri projektet kyce, të  cilat sipas tij po shkaktojnë bllokadë  totale në komunë.

Sipas një komunikate për media, LDK në Gjilan thotë se pjesë marrja në takim ishte në frymë në bashkëpunimit për të tejkaluar situatën e krijuar tash e sa muaj, mirëpo sipas tyre, ata gjetën zhgënjimin për mos gatishmërinë e sotshme në takim.

“LDK gjen zhgënjim në ndërtesën e Komunës nga mosgatishmëria e parë sot në takim”, duke theksuar se si subjekt politik nuk kanë asnjë kusht specifik për mos votimin e buxhetit për bartjen e mjeteve, por vetëm disa nga zotimet e kryetarit të tij të fushatës.


“Si LDK nuk kemi asnjë kusht specifik për votimin e buxhetit të vitit 2025 dhe as për bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë eurosh, por vetëm përmbushjen e disa zotimeve të tij të fushatës.  Transparencë, llogaridhënie e punësime me meritë ka premtuar që nga fillimi. Këtë po ia kërkojmë edhe ne”, kanë  thë në  nga LDK.

LDK kanë listuar edhe disa nga kriteret të cilat i kërkojnë për përmbushje nga kryetari Hyseni.

“Anulimin e konkursit të fundit në Drejtorinë e Arsimit për shkak të ankesave të mëdha dhe shkeljeve ligjore e punësimeve nepotiste, partiake e klienteliste,  Zbatimin e të gjitha vendimeve të Kuvendit Komunal, përfshirë vendimet për subvencionimin e Handikos, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës Pema, e vendimet tjera”, thuhet tutje në  komunikatë e LDK-së .

“Ndërprerjen e të gjitha kontratave mbi vepër. Raportimin e të parit të ekzekutivit në Kuvendin Komunal sipas detyrës zyrtare dhe ligjeve në fuqi”, thanë  nga LDK.

Ndryshe, në takim nuk morën pjesë nga PDK dhe AAK, derisa të njëjtit thanë se nuk e shohin të arsyshme pjesëmarrjen në këtë takim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Kalo në kategori