LAJMI I FUNDIT:

LDK mohon pretendimet e Agim Bahtirit për koalicion në Mitrovicë

LDK mohon pretendimet e Agim Bahtirit për koalicion në Mitrovicë

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi në një prononcim për Telegrafin ka demantuar lajmin për koalicionin e LDK-së me AKR-në.

Ai tha se ky është lajm i rrejshëm dhe se askush nga LDK nuk ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në.

Kamberi po ashtu tha se kanë mbajtur një takim për të cilën çështje kanë vendos që mos të përkrahet asnjëri nga kandidatët.


“Në takimin e së dielës si Kryesi e Lidhjes Demokratike, kemi vendosur që unanimisht të mos e mbështesim asnjërën nga partitë politike në Mitrovicë, për shkak se kemi dashur ta lëmë në vullnetin qytetar që ta përcaktojnë fituesin e kësaj gare. Ky vendim është në pajtueshmëri të plotë edhe me nivelin qendror të LDK-së”, ka potencuar Kamberi.

Më tej, ai tha se kjo iniciativë e nëndegëve të LDK-së është në kundërshtim me partinë dhe gjitha këto janë vetëm tendenca për të manipuluar opinionin.

“Iniciativat e individëve për të bërë lajme se një pjesë e nëndegëve të LDK-së mbështetë këtë ose atë, nuk është asgjë tjetër veçse një tendencë të manipulohet me opinionin. Qëndrimi i Lidhjes Demokratike në Mitrovicë dihet – nuk mbështesim askënd nga kampet politike, ndërsa përpjekja e disa nëndegëve për të bërë koalicion është në kundërshtim me statusin e LDK-së”, tha mes tjerash ish-kandidati i LDK-së për Mitrovicë.

Ndryshe, kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, gjatë ditës së djeshme në Facebook ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së, ku edhe ka publikuar dokumentacion dhe fotografi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Kalo në kategori