LAJMI I FUNDIT:

LDK mbështet Qeverinë që sot të kalojnë të dy leximet e Ligjin për ndarjet buxhetore

LDK mbështet Qeverinë që sot të kalojnë të dy leximet e Ligjin për ndarjet buxhetore
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke vlerësuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ka thënë se e mbështetin propozimin e qeverisë dhe të LVV-së, që sot të kalojnë të dy leximet dhe që të miratohet Ligji për ndarjet buxhetore.

Gashi, përmendi disa nga arsyet se pse do të mbështesin kërkesën e qeverisë, duke potencuar se gjendja në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit duhet që institucionet shëndetësore të jenë të pajisura me mjete financiare.

“Duke marrë në konsideratë faktin se ndarjet buxhetore për vitin 2020 nuk janë bërë, duke marrë parasysh dhe në konsideratë faktin se si rezultat i zgjedhjeve dhe vonesave në formimin e qeverisë kemi ardhur në situatë ku jemi pa buxhet dhe afatet ligjore të aprovimit të shtesave buxhetore po tejkalohen.


Duke marrë parasysh se jemi në një situatë të emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë nga gripi, duke marrë parasysh rëndësinë e ndarjes buxhetore në efektet ekonomike që ajo mund t’i ketë dhe po ashtu, duke marrë parasysh se sa e rëndësishme është për organet e shëndetësisë dhe shtabet e emergjencës që të jenë të pajisur me mjete financiare dhe me mjete tjera të domosdoshme, duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e bizneseve të cilat kanë kryer punë për institucione shtetërore nuk janë paguar për një periudhë relativisht të gjatë dhe ato biznese kanë nevoje që t’i paguajnë punëtorët e tyre dhe të kenë të hyra buxhetore. Grupi parlamentar i LDK-së i jep përkrahje propozimit të qeverisë dhe të LVV-së, që sot mundësisht t’i kalojmë të dy leximet dhe të kemi ligjin për ndarje buxhetore”, tha Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori