LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane (EPP)

LDK kërkon mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane (EPP)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane (EPP) për arritjen e agjendës evropiane.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i parë LDK-së, Agim Veliu, pas një takimi që ky subjekt ka pasur me përfaqësues të EPP-së të cilët po qëndrojnë në Prishtinë.


Ai bëri të ditur, se edhe ky takim ishte në vazhdën e takimeve të rregullta, ku diskutohet për tema të rëndësishme për LDK dhe interesin e përgjithshëm.

“Sot ne i informuam përfaqësuesit e Partive Popullore Evropiane për zhvillimet aktuale në Kosovë. E dhamë qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën e tashme. Sikurse e dini, ne e kemi cilësuar si krizë edhe politike edhe institucionale dhe natyrisht e kërkuam mbështetjen e tyre se si të dalim nga kjo situatë dhe përkrahjen e tyre për arritjen e agjendës evropiane të Kosovës sa i takon disa çështjeve që janë me interes për Kosovën”, tha ai.

Veliu tha se gatishmëria e LDK-së është që të ketë një konsensus me subjektet e tjera lidhur me disa çështje dhe pastaj ta arrihet qëllimi pa të cilin sipas tij nuk mund të ketë zhvillime pozitive, e që është një qeveri legjitime.

Ndërsa përfaqësuesi i EPP, njëherit zëvendëskryetar i Grupit për Kosovën, Andrej Kovaqev, theksoi se gjithnjë duhet të ketë një kombinim të agjendës evropiane dhe asaj të partisë.

Ai është shprehur i bindur se  Samiti i Sofjes, që do të mbahet javën tjetër, do të japë një sinjal të fortë për vendet e Ballkanit, konkretisht për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian.

“Për më tepër, ne flasim për situatën politike në Kosovë dhe se gjithnjë duhet të ketë një kombinim i agjendës evropiane dhe agjendës së partisë, e cila nuk është e dëmshme për vendin dhe gjithçka që bëhet të bëhet në drejtim të së ardhmes së Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky është gjithashtu qëllimi kryesor i Presidencës bullgare. Samiti i Sofies do të mbahet javën e ardhshme, i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor dhe ne presim një sinjal të fortë politik për gjashtë vendet e Ballkanit dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian dhe varet nga ata sa shpejt këto vende sa i përket afatit kohor kur ata mund t’i bashkohen BE-së në të ardhmen”, tha ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Kovaqev bëri të ditur se në qershor Komisioni Evropian do të vijë me një rekomandim për këtë çështje. Derisa theksoi se mediat në Kosovë kanë përgjegjësi për informimin e drejt të qytetarëve rreth përgjegjësive dhe të drejtave që duhet të ndjekin në të ardhmen e Kosovës në BE.

“Unë shpresoj se Komisioni Evropian do të vijë me një rekomandim para Këshillit para verës, ndoshta nga mesi apo fundi i muajit qershor dhe më pas, kjo varet nga Këshilli. Por përsëri, partitë politike në vend duhet të bashkohen sa i përket këtë prioriteti dhe gjithashtu të bëjnë punën e tyre duke komunikuar. Mediat në Kosovë kanë përgjegjësinë për të informuar qytetarët e Kosovës se sa i përket liberalizimit të vizave, ka të drejta dhe detyrime dhe qytetarët e Kosovës duhet t’i ndjekin ato për të ardhmen kur Kosova të marrë regjimin pa viza në BE”, u shpreh Kovaqev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori