LAJMI I FUNDIT:

“LDK-ja është rebelu, qysh i keni bind Abelard mos me i votu ligjet” – Konjufca thumbon dy partitë opozitare

“LDK-ja është rebelu, qysh i keni bind Abelard mos me i votu ligjet” – Konjufca thumbon dy partitë opozitare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar lidhur me situatën në Kuvend për shkak të numrave të mazhorancës pas largimit të disa deputetëve nga LVV-ja.

Konjufca ka përmendur kohën kur në qeverisje ishte PDK-LDK dhe që kishin vetëm 57 deputet dhe Kuvendi funksiononte në mënyrë të rregullt.

Ai madje iu drejtua shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri duke i thënë se “A t’ju kallxoj qa të nguca gjatë mbledhjes së Kryesisë. Abelardi e ka përvojën kur PDK-ja pat funksionuar njëherë me 58 deputetë a 57 a sa i keni pas”


Tahiri dëgjohet duke i thënë se kanë qenë efektiv, ndërkaq Konjufca i përgjigjet “efektiv se atëherë ju dëgjojke LDK-ja tash spo dëgjon”

“Vaj u votojshin ligjet atëherë. LDK-ja u rebelua dhe nuk voton kurrfarë ligji, s’di qysh i keni bind Abelard ndoshta mundesh me ua shpjegua gazetarëve. Na s’kem mujt me bind LDK me qenë konstruktive sa ishte në vitin 2011-2014 për atë legjislaturë”, tha Konjufca.

Ndërkaq menjëherë pas kësaj në foltore i është përgjigjur shefi i Gurpit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Pse LVV nga 58 deputetë ka ra në 50 deputetë është faji i LDK-së?. Konsturktiviteti prej sodit konsiderohet rebelizëm, me rëndësi që qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, tha shkurt Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori