Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës ka theksuar se thirrja e mbledhjes së jashtëzakonshme për sot nga kryetari Shpend Ahmeti është e paligjshme.
Përmes një njoftimi për media, LDK ka bërë të ditur se thirrja e kësaj mbledhjeje ka për qëllim vazhdimin e përpjekjeve të udhëheqjes së kryeqytetit dhe VV për t’u marrë me çështje të tjera nga ato që tregojnë dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes nga kryetari Ahmeti.
“Kryetari Shpend Ahmeti do të duhej të kërkonte nga kryesuesi i Kuvendit që të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e humbjes së 9 milionë eurove projekte në kryeqytet vetëm në vitin 2015 dhe të dështimit prej 6 milionë sish në vitin 2014, për të cilat mjete parash të humbura, prej 15 milionë, nuk raportoi asnjëherë para Kuvendit as para qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Më tej LDK ka dhënë edhe disa arsye për mospjesëmarrje sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal.
Për këto dhe arsyet e mëposhtme LDK nuk merr pjesë në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme:
Thirrja e mbledhjes së jashtëzakonshme e 31 majit 2016, me dy pika të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues “Lakërishta”për ndërtimin e objektit të ambasadës së Shqipërisë dhe me dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, është tendencioze dhe e paligjshme.
Bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor (2013) dhe interpretimin parimor të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është i paligjshëm ndryshimi dhe plotësimi i Planit Rregullues “Lakërishta”, që ka të bëjë me “përshtatjen dhe zhvendosjen e vijës ndërtimore në tërësinë “D”, përkatësisht bllokun urbanistik “D 7″, në kuadër të parcelës kadastrale nr. 6113-10, ZK Prishtinë”,
Këto pika, për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit Rregullues “Lakërishta”dhe të tjetërsimit të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës vijnë me qëllim të hudhjes poshtë krejtësisht të vendimit të cilin e kishte nxjerrë Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 24.07.2007, “MBI CAKTIMIN E LOKACIONIT PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË SELISË SË LDK-së NË LAGJEN “LAKËRISHTA” NË PRISHTINË”. Përmes këtij vendimi përcaktohet lokacioni për ndërtimin e objektit Selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në të njëjtën parcelë.
Grupi i LDK-së pyet se pse të propozohet ndërtimi i objektit të Ambasadës në parcelën ku duhet të ndërtohet selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se dhe pse të mund të vendoset për këtë parcelë në mbledhje të jashtëzakonshme, kur për pronën për ndërtimin e objektit të Ambasadës, Kuvendi ka marrë vendim në maj të vitit 2015. Kjo përemendet edhe në arsyetimin e propozimit të atëhershëm, ku pos tjerash thuhet se Sipas kërkesës së Ambasadës së Shqipërisë për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Ambasadës, Kuvendi i Komunës së Prishtinës, me vendimin nr. 01-046-94053, dt. 04.05.2015, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë. Ky lokacion gjendet në kuadër të Planit rregullues “Sofalia“, parcela kadastrale nr. 2576-0, ZK Prishtinë, me sipërfaqe prej 2000 m².
Duke e konsideruar si të implikuar, Grupi i LDK-së e thërret përfaqësuesin-ambasadorin e Tiranës në Republikën e Kosovës që të mos bëhet pre e interesave politike të VV, me tendenca përçarëse.
LDK në Kuvendin e Prishtinës kërkon debat gjithpërfshirës, jo vetëm për këtë çështje, dhe nuk merr pjesë në mbledhjet e paligjshme si dhe nuk aprovon vendime të njëanshme në dëmin e interesave të qytetarëve të kryeqytetit dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK, si pjesë e Kuvendit të kryeqytetit, e thërret kryetarin e Prishtinës z. Shpend Ahmeti që të mos u shërbejë interesave dhe politikave përçarëse si dhe ta vlerësojë vetë se kujt po i shërbyekan përpjekjet që vendimet administrative të jenë pjesë e kalkulimeve politike të VV dhe të udhëheqjes së Prishtinës.
LDK në Kuvendin e Prishtinës nuk do të dëshironte që të bjerë askush në këto kurthe, aq më pak Ambasada e Republikës së Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe