LAJMI I FUNDIT:

LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së
Arben Gashi, LDK

Lidhja Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të Zyres së Rregullatorit të Energjisë.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Arben Gashi.


Gashu theksoi se vendimet e bordit të ZRrE-së kanë qenë jo transparente dhe diskriminuese ndaj konsumatorëve.

Sipas tij, papërgjegjësia e bordit të ZRrE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik”.

“Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka thënë Gashi.

Pos LDK-së, shkarkimin e bordit të ZRrE-së e kanë kërkuar edhe deputetët e PDK-së.

Ndryshe, Apeli ka vendosur pas ankesës së ZRRE-së, duke thënë se ishte e pabazuar.

“Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit, me të cilën ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës ZRRE-së”, thuhet në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 prill kishte marrë vendimin për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës edhe në muajin prill janë faturuar me çmime të rritura.

Por, ZRRE, duke u thirrur në Ligjin për konfliktet administrative, pati thënë se “aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm”.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, zyrtarë të ZRRE-së  kanë se ky vendim do të zbatohet.

Procesi në gjykatë për të pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës ka nisur pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës “i dëmton qytetarët”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori