Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e lartë në kampionatin italian duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Lazio.


Golat në këtë fitore të skuadrës së Luciano Spallettit u shënuan nga kapiteni Mauro Icardi (28',70') dhe Marcelo Brozovic (41').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Icardi, i cili u vlerësua me notë 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin kroat, Milan Badelj, që u notua me 6.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.2. /Telegrafi/ Lazio:

notat interi e1540848766487

Inter: 

notat interi 1 e1540848817519

telegrafi sport app