Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se ushtria e Sirisë i ka pezulluar operacionet luftarake në pjesën lindore të qytetit Alepo, ku kryengritësit i kanë nën kontroll disa zona të vogla.
Duke folur mbrëmë në Hamburg, ku po mbahet një takim i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lavrov theksoi se në këtë mënyrë do të lejohet evakuimi i rreth 8 mijë civilëve, që janë bllokuar në këtë zonë.
Pas bisedimeve me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, në Hamburg, Lavrov tha se janë pajtuar që ekspertët amerikanë dhe rusë të takohen në Gjenevë më 10 dhjetor, për ta zgjidhur situatën në Alepo.
Qeveria e Sirisë, që është aleate e Rusisë, deri tash i ka refuzuar thirrjet për armëpushim.
Forcat e qeverisë së Sirisë e kanë rimarrë rreth 75% të territorit në pjesën lindore të qytetit Alepo, gjatë javëve të fundit.
Prej vitit 2012, këto hapësira ishin nën kontroll të kryengritësve.
“Mund t’ju informojë se ushtria siriane i ka pezulluar operacionet ushtarake në Alepon lindore, sepse po kryhet operacioni më i madh i largimit të civilëve. Është një kolonë prej rreth 8 mijë civilëve, është një operacion kolosal, ndërsa rruga e kolonës është pesë kilometra e gjatë”, ka thënë Lavrov.
Siç transmeton Evropa e Lirë, megjithatë, banorët e Alepos kanë raportuar se bombardimi dhe granatimi nga forcat qeveritare po vazhdon. Banorët kanë raportuar se aeroplanët luftarakë po kryejnë sulme me mitraloza ndaj pozicioneve të rebelëve, ndërsa qarqet që ende kontrollohen nga rebelët edhe po granatohen. Një nga grupet e rebelëve që po lufton kundër forcave qeveritare e përshkroi ngjarjen si një “betejë intensive”.
Grupi “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” gjithashtu ka raportuar luftime sporadike mbrëmjen e 8 dhjetorit. Uashingtoni ka thënë se nuk ka ndonjë konfirmim se ushtria ka shpallur armëpushim në Alepo.
“Është arritur marrëveshje që ekspertët tanë të ushtrisë të takohen në Gjenevë më 10 dhjetor për të definuar mënyrat për një zgjidhje përfundimtare të problemit të Alepos lindore, sipas së cilës, të gjithë militantët largohen bashkë me ata civilë që gjithashtu duan ta bëjnë të njëjtën”, ka thënë Lavrov, pas një bisede të zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Hamburg.
Në kryeqytetin amerikan, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se njoftimi i dhënë nga Lavrov është “shenjë se diçka pozitive mund të ndodhë”.
Departamenti amerikan i Shtetit, ndërkaq, ka thënë se Kerry dhe Lavrov kanë biseduar me telefon më 8 dhjetor dhe janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për një armëpushim dhe dërgimin e ndihmave humanitare dhe largimin e civilëve.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau ka thënë se ende po diskutohet rreth llojit të bisedimeve që do të mbahen në Gjenevë më 10 dhjetor.
Pas takimit me Lavrovin në Hamburg, John Kerry ka thënë se ai ka “shpresë” për arritjen e një marrëveshje.
“Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje, por dua të paralajmëroj kundër pritjeve të mëdha”, citohet të ketë thënë edhe zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Rijabkov.
Gjatë një interviste të publikuar më 8 dhjetor, presidenti sirian, Bashar al Assad ka thënë se fitorja në betejën për Alepon do të ishte një “arritje e madhe” për qeverinë e tij, por nuk do të ishte fundi i luftës së Sirisë.
Forcat qeveritare kanë rimarrë rreth 75% të Alepos lindore gjatë javëve të fundit, zonë kjo që kontrollohej nga rebelët prej vitit 2012.
Qindra njerëz raportohet të jenë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve të javëve të fundit.
OKB ka thënë se zonat që mbesin nën kontrollin e rebelëve, ku pothuajse nuk ka fare ushqime dhe pa ndonjë spital funksional, mund të ketë ende 8 mijë luftëtarë dhe mbi 100 mijë civilë.
Gjithashtu, mbrëmë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka thënë se po zhvillojnë “aktivitete intensive diplomatike”, me qëllim që të arrihet armëpushim në Alepo dhe të fillojë dërgimi i ndihmave humanitare.
Kalin ka thënë se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është personalisht i përfshirë në këto përpjekje, ndërsa deri më tash ka biseduar tri herë me homologun rus, Vladimir Putin.
Në Londër, shefi i inteligjencës britanike, Alex Younger, e ka akuzuar Rusinë dhe qeverinë siriane për bllokimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe shkatërrimit të grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke i trajtuar të gjithë kundërshtarët e Assadit si terroristë.
Qeveritë perëndimore thonë se fushata ajrore e Rusisë, e nisur në shtator të vitit të kaluar, ka pasur kryesisht cak rebelët e jo militantët e IS-it.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania