Flamujt e Ukrainës janë ngritur në ndërtesën e administratës rajonale në Kherson.

Një flamur i BE-së gjithashtu shihet në fotot e postuara në mediat sociale të verifikuara nga BBC, transmeton Telegrafi.


Flags

Ende nuk është e qartë se kush e ka nën kontroll Khersonin, por nëse banorët ndihen të sigurt duke dalë në rrugë me flamuj ukrainas, kjo sugjeron se nuk ka më një prani të dukshme ruse në qytet.

Kherson 1

Imazhe të tjera që tregojnë banorët në rrugët e Khersonit janë publikuar në rrjetet sociale.

Kyiv Independent raporton se njerëzit në Kherson po valëvisin flamujt ukrainas dhe po bërtasin “lavdi Ukrainës”, derisa presin hyrjen e trupave ukrainase në qytet.

Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, ku gjendet edhe qyteti Kherson. /Telegrafi/