Gazetari ukrainas Illia Ponomarenko ka publikuar në rrjetin social të tij një video që supozohet të ketë ngjarë në qytetin Balaklia ku shihen ushtarët ukrainas duke shkelur flamurin e Rusisë.

Në video mund të shihen ushtarët ukrainas me shirita blu në uniformë dhe flamurin rus në tokë, derisa njëri prej tyre thotë një moment “lavdi Ukrainës”.


Ndryshe, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar ka thënë se forcat ukrainase më në fund kanë vendosur kontroll të plotë mbi qytetin e Balaklias.

Malyar e bëri njoftimin në një deklaratë në internet, disa orë pasi Rusia njoftoi se po tërhiqte trupat e saj.

Gjatë ditës së sotme, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës gjithashtu publikoi një video në Twitter ku shihen forcat ukrainase duke ngritur flamurin në qendrën e këtij qyteti. /Telegrafi/