E fejuara e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, vendosi të merrte me vete një pajisje të pazakontë në një fluturim dhjetë minutash në skajin e hapësirës.

Pajisja u vendos nën sediljen e saj, dhe u zhvillua për organizatën joqeveritare amerikane "Teachers in Space".


Kjo pajisje është krijuar për të mbledhur të dhëna rreth pamjeve dhe tingujve të fluturimit, në mënyrë që nxënësit e shkollës të mund të përjetojnë drejtpërdrejt se si është të udhëtosh në anijen kozmike New Shepard.

Sanchez ndau disa detaje rreth kësaj pajisjeje në rrjetet e saj sociale para fluturimit.

"Sensorët në këtë eksperiment do të matin dhe regjistrojnë të dhëna rreth përshpejtimit, zërit, temperaturës, presionit dhe më shumë. Është mënyra e tyre për ta afruar shkencën me eksperiencën e hapësirës”, tha Sanchez në njoftim.

Misioni i raketës NS-31 u drejtua nga kompania Blue Origin dhe kjo ishte hera e parë që një ekip me gra shkoi në hapësirë.

Udhëtimi zgjati 11 minuta. Përveç Lauren, këngëtarja Katy Perry, gazetarja amerikane Gayle King, ish-shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisa Bowe, aktivistja për të drejtat e njeriut, Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn vendosën të "shkojnë në hapësirë".

Për kujtesë, në vitin 1963, astronautja ruse Valentina Tereshkova gjithashtu fluturoi vetëm në hapësirë. /Telegrafi/