Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili së fundmi e ka publikuar librin e titulluar “Instrumentalizimi i një miqësie (Kosovë-SHBA)”, ka shpalosur disa analiza të publikuara në këtë libër.
Sipas tij, Mini-Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Ky është një libër që e kam filluar para 4 vjetësh – gjatë fushatës së Donald Trump. Atëherë kam shkruar një analizë kritike për të dhe pasi është zgjedhur president, kam bërë një analizë tjetër. Ky është një libër që shtjellon një çështje shumë aktuale siç janë raportet e shqiptarëve me SHBA-të, raportet janë shumë specifike dhe shumë të veçanta”, tha Lauka në Klan Kosova.
“Për ne konsiderohet si komb i pazëvendësueshëm, por kjo nuk duhet të jetë shkas për të përfituar politikanët këtu dhe atje për interesa të caktuara individuale”.
“Marrëdhëniet midis shteteve janë edhe instrumentale që bazohen mbi interesa dhe këto interesa mund të shfrytëzohen me hipokrizi për vendin. Ky mëkat është bërë nga politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë… Mëkatari i parë është Hashim Thaçi, pastaj Isa Mustafa dhe tani Avdullah Hoti, por jo Albin Kurti – akuzat ndaj tij u bënë nga politikanët e Kosovës për ta rrëzuar atë nga pushteti”.
“Instrumentalizimin e miqësisë e ka përdorur edhe ambasadori Richard Grenell – ju e dini që ai ka kaluar edhe në kërcënime… Methew Palmer ka shkruar një letër para 2 vjetësh ku kërkonte letrën e tarifës dhe thoshte ‘nuk po na dëgjoni ne’ dhe tash na kundërshtoni. Ky është instrumentalizim”.
Sipas tij, marrëveshja e Uashingtonit është arritur për shkak se Trump nuk ka pasur me çfarë të krenohet në politikën e jashtme dy muaj para zgjedhjeve në SHBA.
“Mini -Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Edi Rama. Serbia ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Ky Mini-Shengen ia hap portat edhe Rusisë”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe