Kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi ka thënë se është lajm i mirë që pas propozimit të Kadri Veselit të gjitha partitë kanë futur në programet e tyre Vettingun.

Latifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje ka kopjuar planin shtatë pikësh të PDK-së kundër korrupsionit përfshirë edhe Vettingun.


“Qysh para një viti është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që ka propozuar Vettingun në polici e drejtësi. Fillimisht e kanë përqeshur, refuzuar e më pas e paskan kopjuar planin e zotit Veseli”, përcjell Telegrafi.

Kandidati për deputet nga PDK-ja, ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën.

Ai ka thënë se mirë është që edhe partitë politike e kanë kuptuar se ku duhet të vendoset fokusi i qeverisë së re në Kosovë.

Latifi ka thënë se në Kosovë duhet të ketë vullnet të përbashkët politik në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se të gjithë zyrtarëve pa përjashtim që kanë abuzuar me paranë publike do t’u konfiskohet pasuria./Telegrafi/