LAJMI I FUNDIT:

Las Vegas i kthehet “lojës”, rihapen kazinotë dhe restorantet – vizitorët respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19

Las Vegas i kthehet “lojës”, rihapen kazinotë dhe restorantet – vizitorët respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19

Kazinotë dhe restorantet janë rihapur gjatë vikendit të kaluar në Las Vegas, ku ky qytet i është “kthyer lojës” pas më shumë se dy muajve izolimi total në luftën kundër përhapjes së pandemisë së coronavirusit, shkruan CNN.

Hotelet dhe atraksionet tjera turistike janë objektet që po vërehet qartë se ia kanë rikthyer “shpirtin” Las Vegasit, kurse shumë kompani lokale kanë përshpejtuar planet për hapjen e të gjitha lokaleve tjera, transmeton Telegrafi.

Megjithatë sipas raportimeve nga terreni, nëpër kazino vizitorët janë parë duke mbajtur maska mbrojtëse si dhe kanë respektuar në vazhdimësi distancën sociale – dy masa mbrojtëse që janë vënë nga ekspertë shëndetësorë në luftën kundër COVID-19.


Me një fjalë Las Vegas i është rikthyer normalitetit, por megjithatë sipas vizitorëve nuk është edhe aq i sigurtë sa ata do të dëshironin të ishte.

“Në Las Vegas është më e rëndësishme që mysafirët të ndihen të siurtë, por në ditët e para të hapjes e kam përshtypjen se njerëzit nuk po frikësohen edhe aq shumë edhe pse ka mundur të ketë numër më të madh të vizitorëve”, ka deklaruar Scott Roben, pronar i VitalVegas.com, blogu për turizëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori