LAJMI I FUNDIT:

Larry Page merr pozitën e drejtorit të Google

Larry Page merr pozitën e drejtorit të Google

Sot, Larry Page është bërë drejtor i Google, duke e zëvendësuar kështu drejtorin e deritanishëm të kompanisë, Eric Schmidt, i cili tani mban titullin e Kryesuesit Ekzekutiv në Google, ndërsa Sergey Brin mban titullin e bashkë-themeluesit të gjigantit amerikan të internetit dhe teknologjisë.

Eric Schmidt ka qenë drejtor i Google për më shumë se 10 vjet, dhe tani ai do të fokusohet në marrëdhëniet me bizneset, partnerët dhe furnitorët e jashtëm.

Paralajmërimi për drejtorin e ri të kompanisë Google ishte bërë më 20 janar të këtij viti, ndërsa në një postim në blogun zyrtar të gjigantit të kërkimeve në internet, sot thuhet se Larry Page do të jetë drejtor ekzekutiv i kompanisë më të fuqishme në Luginën e Silikonit.

Prej tani e tutje, Page do të merret me zhvillimin e produkteve dhe strategjinë e teknologjisë së biznesit, fusha këto të cilat mendohet se janë pikat më të forta të tij si ekzekutiv, ndërsa si drejtor ekzekutiv, ai do të merret edhe me aktivitetet ditore të kompanisë. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kalo në kategori