Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha foli në lidhje me çështjen e Arben Ahmetajt. Berisha u shpreh se në mega-aferën e djegësave, qeveria ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.
Berisha tha më tej se, nuk është thirrur në Prokuroria e Posaçme SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.
Sipas tij, PD do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale. Vetëm ndëshkimi i balozëve të saj do të jetë kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri.
Deklarata e plotë:
“Arratiset Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i organizatës kriminale qeveritare të Edi Ramës. Për herë të parë në historinë e vendit, super-ministri apo zëvendëskryeministri, de facto organizatës kriminale të drejtuar nga Rama, arratiset. Sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se prokuroria e partisë do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij.
Mesa duket prokuroria, ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetajn para se të njoftonin parlamentin për vendimin e arrestimit të tij. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit.
Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Edi Ramës, zëvendësit, ministrave të tij, të cilët pasi pasurojnë veten dhe rrethin e tyre duke vjedhur paratë e taksave dhe pasuritë publike, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë.
Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen, dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen apo dërgohen në ekzil për të tretur dhe gëzuar paratë e tyre.
Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare. Investigimet e medieve dhe gazetarëve kanë provuar se në mega-aferën e djegësave, qeveria me në krye Edi Ramën, ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.
Kjo faktohet katërcipërisht nga:
-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale pasi anëtarët e saj me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferën të djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona euro nga BE.
-Qeveria ka vepruar si një organizatë kriminale sepse me vendime zyrtare në kundërshtim me ligjet e vendit dhe MAS me BE, kanë përjashtuar garën e hapur në prokurimn publik të dy prej djegësave dhe dhënien me koncesion të të tretit, në një aferë që arrin shifrat e 720 milionë eurove.
-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale sepse ka përzgjedhur në kundërshtim me ligjin për të tre objektet, Elbasan, Fier, Tiranë, të nëjjtën kompani pa asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve siç kërkon ligji.
-Edi Rama dhe Engjëll Agaçi si krerët e kësaj organizate kriminale, kanë firmosur me negociata të mbyllura kontratën me këtë kompani, pasi drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka kundërshtuar firmosjen e kontratës me negociata të mbyllura sepse nuk lejohet nga ligji.
-Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë që nuk ekzistonte askund.
-Krerët e kësaj organizate kriminale, dhe në veçanti Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, në kundërshtim me ligjin morën paratë e fondit të emergjencës së Këshillit të Ministrave dhe i disbursuan për blerjen e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, e cila nuk dispononte asnjë qindarkë në buxhetin e saj për këtë blerje. Rikujtoj se këto fonde janë për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Kështu që banorët e Shkodrës dhe zonave të tjerë nuk morën asnjë fond sepse ato i gllabëroi organizata kriminale.
-Për t’i thënë tenderin kompanisë Rama-Veliaj, ky i fundit në dhunim flagrant të ligjit, ka falsifikuar vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, duke firmosur vetë pa i mbledhur ato.
-Afera e djegësave është aferë e qeverisë, e cila prej 7 vitesh, Erion Veliaj dhe Edi Rama paguajnë 29 euro për ton, nga 11 euro në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë ata fusin 18 euro për ton në xhepat e tyre.
-Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale pasi kanë firmosur një kontratë që bie në kundërshtim flagrant me Kodin Civil apo çdo ligj dhe interes të qytetarëve. Kontrata përfaqëson vetëm interesat e organizatës kriminale. Kjo kontratë është unike në botë, pasi në nenin e pamundësisë së heqjes dorë nga kontrata, ajo sanksionon: asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi e secilës palë për përmbushjen e detyrimeve të kontratës nuk do interpretohet asnjëherë si tërheqje nga kontrata apo si heqje dorë nga të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ajo.
-Qeveria e Edi Ramës është një organizatë kriminale sepse në kundërshtim me ligjin e koncesioneve kanë miratuar pa asnjë vendim zyrtar, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tyre, kalimin e sipërmarrjes së tyre, nga një dorë në një dorë tjetër, aq sa sot kreu i SKAP-it të partisë, deklaron se nuk e di cili është pronari i kësaj kompanie.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Do të kishte qenë më e mençur nëse Maqedonia do të kishte votuar “pro” dy rezolutave për luftën në Ukrainë

Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, e dështuar

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe