Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe partnerët e projektit kanë bërë sot lansimin e Ankandit të Parë të Erës 100 MW.
Sipas tyre, lansimi i Ankandit është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti deklaroi se fati është që Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtëritshme.
“Deri në vitin 2031 jemi zotuar të arrijmë kapacitetet prej 1600 MW nga burimet e ripërtëritshme të energjisë – të pastra e me procedura konkurruese që përkthehen në çmime më të mirë për qytetarët tanë. Ankandi diellor është zbatuar mbi këtë zotim dhe ka dëshmuar përparësitë e mëdha të skemave të këtilla: me konkurrencë të shëndetshme, çmimi për blerjen e energjisë është ulur për 35% krahasuar me çmimin tavan, e tërë ky përfitim i shkon direkt si qytetarëve ashtu edhe bizneseve tona”, tha ai.
Diversifikimi dhe shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtëritshme, sipas kryeministrit është edhe domosdoshmëri për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës.
Ministrja Rizvanolli ndërkaq tha se ky projekt është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë nga era për shkak të nevojave që ka tregu për energji.
“Është tejet e rëndësishme që kërkesa jonë për energji e veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe veçanërisht gjatë muajve të ftohtë përkon shumë mirë me profilin e prodhimit të energjisë nga era, andaj ky lloj projekti është i rëndësishëm për gjenerimin dhe për ekonominë tonë”, tha ajo.
Sipas saj, Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të erës teksa tregoi më shumë për shpejtësinë që arrijnë ato në zona të ulëta e malore.
“Kosova, jemi me fat që është një vend që ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të erës. Rreth 17% e territorit të Republikës së Kosovës ka erëra të qëndrueshme me shpejtësi mbi 6 m/s, kurse në zona malore kjo arrin deri në 8 m/s, duke krijuar kështu kushte optimale për ndërtimin e kapaciteteve të erës mbi mesataren e shumë vendeve evropiane”, tha ndër të tjera ministrja.
Pas lansimit të Fazës së para kualifikimit për ankandin e Parë të Erës, do të pasojë faza e ofertave financiare.
Ministrja Rizvanolli gjatë fjalimit gjithashtu tha se, në garë do të marrin pjesë kompani të kualifikuara e të motivuara për investime.
“Këtë garë zotohemi ta udhëheqim në mënyrë të drejtë e transparente siç kemi bërë edhe në Ankandin e parë në mënyrë që të sigurohemi se cilado që të jetë kompania ose konzorciumi që përzgjidhet përfundimisht për ndërtimin e Parkut të Erës, fituesi më i madh përfundimisht të jetë qytetari i Republikës së Kosovës, me çmim të përballueshme, energji të pastës dhe energji të sigurt”, tha ajo.
Hapjen e këtij Ankandi e mirëpriti zëvendësambasori gjerman në Kosovës, Mathias Conard duke thënë se qëndrojnë përkrahë Kosovës në realizimin e këtij projekti.
Ndërsa, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devit, tha se ky Ankand është një shembull i mirë që po tregon Kosova po merr veprime të drejtpërdrejta për sigurimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme.
E drejtori Regjional për Ballkanin Perëndimor nga IFC, Nicolas Marquier, u shpreh se hapja e këtij Ankandi përfaqëson jo vetëm përparimin në sektorin e energjisë por edhe një hap të rëndësishëm drejt një të ardhme më të qëndrueshme të gjelbër për Kosovën dhe Evropën.
Për realizmin e këtij projekti, ministrja Rizvanolli ka falënderuar për bashkëpunimin, Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) të përkrahur nga Qeveria gjermane si dhe shprehu mirënjohje të veçantë për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme për sektorin e energjisë dhe Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artikull-3-780x439.jpg)
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe