LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender është pjesë e një festivali muzikor që zhvillohet gjatë fundjavës së ardhshme

Land Rover Defender është pjesë e një festivali muzikor që zhvillohet gjatë fundjavës së ardhshme

Aventura fundit e Land Rover, është e një niveli tjetër dhe zhvillohet në shkretëtirë

Kohëve të fundit, kjo kompani britanikë ka qenë sponsor i shumë festivaleve në ambiente të jashtme, si Coachella dhe aktivitete tjera, transmeton Telegrafi.


Por, kësaj rradhe, Land Rover Defender është pjesë e festivalit 4xFAR, që zhvillohet gjatë fundjavës së ardhshme, në një shkretëtirë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Si pjesë e edicionit të larë, Land Rover do të sjellë disa prej modeleve më të mira që i ka prodhuar gjatë kohës, ndërsa nuk do të mungojnë makinat e modifikuara për këto terrene.

Janë mbi gjashtë hektarë tokë me terrene të vështira, ku mund të niset një aventurë e mahnitshme me Defender, si dhe aktivitete tjera. Ngjitja në shkëmbinj, peshkimi, punëtori se si mund të mbijetohet në mal, janë disa prej organizimeve në të cilat mund të bëhen pjesë pjesëmarrësit.

Krahas muzikantëve të shumtë, që ende nuk janë konfirmuar se cilët do jenë, 4xFAR, është më shumë i dedikuar për pronarët e Land Rover Defender, si dhe adhuruesit, që duan t’i shohin disa prej modeleve më të mira. /Telegrafi/