LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë xhinse të ngushta: Janë të dëmshme për shëndetin dhe imazhin tuaj

Lamtumirë xhinse të ngushta: Janë të dëmshme për shëndetin dhe imazhin tuaj

E ndjeni që kanë dalë nga moda apo jo?

Dashuria për xhinset e ngushta prej pak vitesh është zbehur, por kjo s’është arsyeja e vetme për t’i harruar njëherë e mirë.

Xhinset e ngushta dëmtojë nervat


Mund të ndodhë. Këmbët nuk furnizohen plotësisht me gjak, kjo sjell ënjtje dhe dëmtim nervor në këmbë dhe kyç të e këmbës. Gjithashtu, xhinset e ngushta mund të shkaktojnë mpirje, ndjesi shpimi dhe dhimbje nervore në kofshë dhe në rrëzë të saj, pasi përkuleni me xhinse që janë shumë të ngushta.

Sjellin probleme me stomakun

Një nga mënyrat më të lehta për të shkaktuar dhimbje stomaku është duke veshur rroba shumë të ngushta. Kur vishni pantallona shumë të ngushta, trupi juaj ka probleme me tretjen. Materialet shumë të ngushta në zonën e belit mund të shkaktojnë presion jo normal tek organet e brendshme, gjë që mund të sjellë dhimbje stomaku dhe refluks të aciditetit.

Janë të dëmshme për imazhin tuaj

Mund të jeni shumë të dobëta, por asnjëherë nuk do dukeni mjaftueshëm kur vishni xhinse të ngushta. Detyroni veten të futeni brenda pantallonave aq të ngushta dhe sa herë të qëndroni ulur do ndiheni sikur keni bark dhe jeni të shëndosha, kur në fakt nuk jeni aspak. Ndikojnë keq tek vetëbesimi juaj dhe mund t’ju detyrojnë të mbani dieta të panevojshme.

Ju dëmtojnë muskujt

Muskujt kanë nevojë për hapësirë të mjaftueshme që të zgjerohen dhe të kontraktohen. Nëse mendoni të rrini në majë të këmbëve gjithë ditën, vishni diçka të lirshme. Xhinset e ngushta shtrëngojnë muskujt aq sa mund të shkaktojnë dëme serioze.

Mund të humbisni ndjeshmërinë në këmbë

Jini të vëmendshëm, nëse vëreni një mpirje dhe gudulisje gjatë ditës, është koha për një ndryshim, shkruan Anabel.

Mund të shkaktojnë të tjera probleme

Përpos dëmtimeve në muskuj dhe nerva, xhinset e ngushta mund të shkaktojnë probleme të tjera poshtë brezit. Burrat duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e spermës, ndërsa gratë duhet t’i ruhen infeksioneve urinare. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Femra
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Fëmija juaj
Kalo në kategori