LAMM: Vazhdon bllokimi i qarkullimit të transportuesve të mallrave në pikat kufitare të RMV-së

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se edhe sot për shkak të protestës së transportuesve të mallrave është bllokuar qarkullimi në disa pika kufitare të vendit. Ndalesa vlen vetëm për qarkullimin e transportuesve të mallrave.
Nga atje thonë se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në disa rrugë të vendit.
"Është ulur dukshmëria deri në 50m në rrugën Kumanovë - Kriva Pallankë, deri në 100m në rrugët Dellçevë - Kamenicë e Re dhe Katllanovë - Veles dhe nga 100 - 150m në rrugët Gradsko - Negotinë dhe Negotinë - Demir Kapi", thonë nga LAMM.
Nga atje thonë se trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































