Grupi rus i hakerëve 'Evil Corp' po kërkohet nga qeveri të ndryshme ndërkombëtare, të dyshuar për një gamë të gjerë veprimtarishë të paligjshme, transmeton Telegrafi.

Sipas Business Insider, drejtuesi milioner i asaj që autoritetet e kanë quajtur "grupi më i dëmshëm në botë i krimit në internet", 'Evil Corp', jeton një jetë plot me sende luksoze dhe kafshë ekzotike.


Maksim "Aqua" Yakubets, një 32-vjeçar rus, u padit të enjten nga autoritetet amerikane.

Ai është akuzuar për kryerjen e "dy skemave të veçanta të hakimit të kompjuterëve ndërkombëtarë dhe mashtrimit të bankave" përgjatë 10 viteve të fundit, duke derdhur miliona dollarë nga qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar në arkat e 'Evil Corp', tha Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Meqenëse Yakubets banon në Rusi, aktakuzat nuk do të ndikojnë tek ai nëse ai nuk largohet nga vendi.

"Nëse Yakubets lë ndonjëherë Rusinë", tha agjensia, duke shtuar se "ai do të arrestohet dhe ekstradohet në SHBA"

Tani për tani, Yakubets ende jeton në Rusi dhe me sa duket po jeton aty bashkë me grupin e tij. Në fotot e mëposhtme ju mund të shihni jetën luksoze që këta hakerë bëjnë. /Telegrafi/

5de96d0efd9db21346216c43

5de96d78fd9db213c718bf56

5de96e29fd9db20f590156e7

5de96f6efd9db215e264a686

5de9651efd9db209d4423a1d