LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Urus SUV i kamufluar, fotografohet në parkingun e aeroportit (Foto)

Lamborghini Urus SUV i kamufluar, fotografohet në parkingun e aeroportit (Foto)

Të gjithë ata që kanë dyshuar se Lamborghini nuk do të sjellë SUV, tashmë e kanë konfirmimin për një këtë lajm.

Në parkingun e aeroportit të Mynihut në Gjermani, është fotografuar një Urus i kamufluar, që besohet të jetë makina që përflitej se do të jetë sportive dhe e përshtatshme për familjarë, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, duket se është një veturë e thjeshtë, të cilën nuk do ta shikonim me vëmendje.

Por, në shiritin rreth grillit shihet qartë emri i kompanisë, që njofton se do të sjellë veturën që pritet t’i ketë 400 kuajfuqi.

Me këtë SUV që ka 4.0-litra V8, pritet t’i konkurrojë makinat e prodhuara nga Volkswagen, Audi Q7 dhe Porsche Cayenne. /Telegrafi/