Në muajin janar, Lamborghini tha se modeli Urus nuk do të ishte i disponueshëm si një model tërësisht elektrik.

Disa javë më vonë, kompania tani po e konfirmon zyrtarisht se do të prodhojë një Urus tërësisht elektrik, që pritet të dalë në vitin 2029, transmeton Telegrafi.


Lajm vjen direkt nga lart, nga shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann.

Gjenerata e ardhshme e Urus, që do të zëvendësojë gjeneratën aktuale, do të jetë tërësisht elektrike.

Ky model do të arrijë në vitin 2029, një vit pasi marka do të nxjerrë në treg automjetin e saj të parë tërësisht elektrik. Modeli që do të dalë në vitin 2028 do të jetë krejtësisht i ri. /Telegrafi/