Krahët e pulës dhe lakra janë kombinimi i duhur për këtë recetë. Provojeni me këtë mënyrë gatimi, që do ta bëjë akoma më të shijshme Përbërësit:- 8 krahë pule;- 1 qepë,- 1 lakër e madhe;- 2 karota;- 2 domate + 1 lugë pure domatesh;- 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar;- 1 lugë e plotë qimjon;- 1 lugë shtërmen;- vaj;- kripë;- piper.

acff695f6b0ff4ee4cdaf7d21a0bcb24 view l


Përgatitja:

Lakrën e pastruar priteni imët. Nxehni vajin në tenxhere dhe fërgoni qepën e grirë.

Shtoni specin e kuq të bluar, përzieni që të fërgohet dhe qitni karotat e grira, domatet dhe pastaj lakrën.

Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të marinohet derisa lakra të zbutet.

Kohë pas kohe përzieni. Në fund shtoni erëzat e tjera.

Në një enë të lyer për pjekje radhisni krahët e pulës. Sipër shpërndajeni lakrën dhe lëreni që të piqet derisa të përfundojë pjekja.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.