Lakers marrin fitore në udhëtim te Hornets, triumfojnë edhe Bucks e Spurs

Los Angeles Lakers vazhdojnë formën mbresëlënëse nën drejtimin e Luka Doncic, duke triumfuar jashtë fushe ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 121:111.
Ishte një tjetër mbrëmje magjike për yllin slloven, i cili shkëlqeu me 38 pikë, 6 ribaunde dhe 7 asistime, duke e konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider absolut i skuadrës kaliforniane.
Një nga aspektet më të veçanta të ndeshjes ishte fakti që të gjithë titullarët e Lakers përfunduan me shifra dyshifrore. Austin Reaves kontribuoi me 24 pikë e 7 asistime, Rui Hachimura shtoi 21 pikë, ndërsa DeAndre Ayton dha kontribut të vlefshëm me 14 pikë nën tabelë. Marcus Smart, përveç 13 pikëve të realizuara, u bë protagonisti i mbrojtjes me plot 7 topa të vjedhur, më shumë se çdo lojtar i Lakers në një ndeshje gjatë këtij shekulli.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Victor Wembanyama shndërroi parketin e Chicagos në skenë personale. Francezi i ri i San Antonios udhëhoqi “Spurs”-at drejt fitores 121:117 me plot 38 pikë, 12 ribaunde dhe 5 bllokada, duke konfirmuar se është një nga talentet më të jashtëzakonshme të dekadës.
Një sfidë dramatike u zhvillua edhe në Dallas, ku Milwaukee Bucks arritën të triumfojnë 116:114 falë 30 pikëve të Giannis Antetokounmpos, duke ndaluar serinë pozitive të vendasve.
Rezultatet:
Charlotte - LA Lakers 111:121
- YouTube www.youtube.com
Detroit - Washington 137:135
Orlando - Portland 115:112
Miami - Cleveland 140:138
- YouTube www.youtube.com
Chicago - San Antonio 117:121
- YouTube www.youtube.com
Dallas - Milwaukee 114:116
- YouTube www.youtube.com
Phoenix - New Orleans 121:98
- YouTube www.youtube.com
Utah - Minnesota 113:120
- YouTube www.youtube.com
LA Clippers - Atlanta 102:105
- YouTube www.youtube.com





















































