LAJMI I FUNDIT:

Lajmi i parë i rremë – kur në SHBA u njoftua për ardhjen e marsianëve

Lajmi i parë i rremë – kur në SHBA u njoftua për ardhjen e marsianëve

Vraponi, shpëtoni kokën, diçka e keqe po vjen! 8 dekada më parë, aktori dhe regjisori me famë botërore Orson Welles arriti të inskenonte atë që konsiderohet si mashtrimi më i madh i famshëm i shekullit të kaluar.

30 tetorin e vitit 1938, Wells dhe ekipi i tij ndërprenë transmetimin e zakonshëm, radiofonik “Columbia Broadcasting System” për një radio-dramatizim të romanit të H.G. Wells: “Lufta e botëve”.

Ata që po dëgjonin megjithatë, e kuptuan ndryshe: Welles u tha se marsianët kishin mësyrë Tokën dhe situatën e bënë më të besueshme raporte si ato qe flisnin për një meteor të rënë mbi një ferme në Nju Xhersi, apo që banorët e Marsit qenë vërsulur mbi Nju Jork!


Të bindur se lajmi ishte i vërtetë, pasi e “kishin dëgjuar në radio“, mijëra vetë telefonuan nëpër stacione policie apo redaksi gazetash për të pyetur si të largoheshin nga qyteti apo si të mbroheshin nga “sulmet me gaz“.

Të tjerë braktisën shtëpitë, ndërsa një numër i madh të rriturish patën nevojë për trajtim mjekësor për shkak se ishin në “gjendje shoku“.

Tetë dekada më vonë, një histeri popullore e atyre përmasave, vazhdon të mbetet e pa sfiduar. Vlerësohet se rreth 20% e atyre që e dëgjuan radio dramatizimin, që do të thotë gati 1 milion persona, menduan se ishte i vërtetë!/tch/

Në trend Fun

Më shumë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë

Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë

Interesante
Loja lozonjare e qenit në pishinë, bëhet virale në internet

Loja lozonjare e qenit në pishinë, bëhet virale në internet

Fun
Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror

Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror

Fun
Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Namibi – thotë se ‘nuk ka plane për dominimin e botës’

Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Namibi – thotë se ‘nuk ka plane për dominimin e botës’

Kalo në kategori