E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë një mister, por krejt çfarë dihet është se është larguar nga Juventusi.

Portugezi tanimë ka marrë rrugën për në qytetin e lindjes, Lisbonë ku do të pres disa ditë para se të vendos për klubin e ri.


36-vjeçari flitet se do të rikthehet në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Manchester City është skuadra favorite për të nënshkruar me portugezin, por së fundmi në garë është futur edhe Manchester United.

1 MAIN Cristiano Ronaldo Ole Gunnar Solskjaer

Ka qenë mediumi anglez ‘TalkSport’ që ka raportuar se Djajtë e Kuq janë futur fuqishëm në garë për transferimin e portugezit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, skuadra nga Old Traford beson se do të mposhtë rivalët nga qyteti për t’i siguruar shërbimet e portugezit.

Edhe vet trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për të ardhmen e Ronaldos.

Ronaldo Man City transfer would hurt says ex Man Utd ace

"Nuk e mendoja se Cristiano do të largohej nga Juventusi. Ka pasur spekulime ditët e fundit dhe këtë mëngjes, por nuk e mendoja".

"Ne gjithmonë kemi pasur një komunikim të mirë me të. E di që Bruno Fernandes ka folur me të. Ai e di se çfarë ndjejmë për të dhe nëse ai do të largohej ndonjëherë nga Juventusi, e di që ne jemi këtu", deklaroi Solskjaer. /Telegrafi/