Me 15 maj në Bruksel, u zhvillua takimi i shtatë më radhë mes Kosovës e Serbisë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit. Ky takim që u tha se është i fundit, sipas ndërmjetësit evropian, mund të ndodh tjetri vetëm nëse ka paraprakisht zotim për marrëveshje.
Shtatë raunde u mbajtën, por në asnjërën dakordim nuk pati.
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka bërë të qartë se takim tjetër mes palëve për çështjen e dinarit, do të ketë vetëm nëse palët kanë vullnet për marrëveshje.
“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje,” ka thënë, i dërguari i BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak.
Lidhur me këtë çështje nga zyra e zv/kryeministrit Besnik Bislimi, gjatë ditës nuk kanë dhënë një përgjigje.
Derisa zyra e Bislimit hesht, ish-diplomati Blerim Canaj, kritikon Qeverinë e Kosovës që dinarin e bëri temë në tavolinën e Brukselit.
“Kjo është një paralajmërim se kjo mund të jetë puna e fundit e Lajçakut pasi që nga qershori merr pozicion tjetër dhe fare lehtë mund të ndodhë se pas emërimit të një ndërmjetësi tjetër, çështja e dinarit do të vazhdojë të jetë në tavolinën e diskutimeve, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, tha për TV Dukagjinin Blerim Canaj, ish-diplomat.
Mosarritja e një ujdie, ka bërë që Brukseli zyrtar të zmbrapset, vlerëson analisti politik, Artan Muhaxheri.
“Në shtatë takimet për dinarin palët nuk kanë pas vullnet që të gjejnë një kompromis për të arritur një marrëveshje ose ndonjë kompromis dhe BE nuk ka resurse për të humbur më loja naive të politikanëve kosovarë, nuk kanë as kohë as energji,” u shpreh analisti, Artan Muhaxhiri.
Në takimin e 15 majit që ishte i shtati më radhë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për rregulloren e Bankës Qendrore, e cila parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave në Republikën e Kosovës, palët qëndruan gati tetë orë në diskutim, por pa një rezultat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës