Ka tash e sa kohë që në rrjetet sociale po shpërndahet një thirrje për protestë nga estrada dhe pronarët e restoranteve.

E kjo duket se është gati të ndodhë të martën para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.


Kjo është bërë e ditur nga këngëtari dhe ish-deputeti i njohur Labinot Tahiri - Labi.

lab4 e1560461401618

Ai në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje estradës dhe gjithë pronarëve të restoranteve që t'i bashkohen kësaj proteste.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):"PROTESTA E RADHES PARA MSH DITËN E MARTE ORA 11:00 Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë! Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, Baushtella e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën. Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s'jeton vetem per bo... e vet, por mendon për të gjithë! Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma! Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro). Mbi 20.000 nëpër shume vende... nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i'u dërgojë bukë edhe atyre. Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik! Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft. Zani i artistit është i rendesishëm.

ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË". /Telegrafi/