Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka qenë duke ngritur zërin për bizneset që kanë pasur probleme gjatë pandemisë coronavirus.

Pasi e anuloi protestën në qytetin e Ferizajit, artisti tashmë ka ardhur me një deklaratë në rrjetin social Instagram.


Labi është shprehur se dëshiron të jetë i heshtur, se sa të jetë i sharë dhe të mos ketë mirënjohje nga të tjerët.

“Më mirë i heshtur se sa i sharë dhe duke mos pranuar mirënjohjeje në kohën kur disa shohin vetëm zi e terr”, është shprehur ai.

Mes tjerash Labi shtoi: “Jetoni si të u'a doje shpirti, vetëm mos besoni më shumë ;se sa në veten tuaj dhe te Zoti”.

labinottahiriofficial 122480378 3105816736189951 4418530392784788005 n 1 (Foto: Instagram)

Postimi i tillë ka marrë mjaft komente nga fansat e tij, pasi cilësohej si një mesazh motivues për ta. /Telegrafi/