La Liga rikthehet pas tre muajve, formacionet zyrtare të derbit Betis – Sevilla

Pritjes i erdhi fundi dhe futbolli në Spanjë rikthehet zyrtarisht pas tre muajve pauzë.
Për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli spanjoll ishte ndërprerë më 12 mars dhe që nga ajo kohë më nuk ishte zhvilluar futboll në Spanjë.
Por pas shumë përpjekjeve më në fund ka ardhur drita e gjelbër dhe ndeshja e parë do të zhvillohet sonte.
Në fakt është një derbi lokal, pasi zhvillohet derbi andaluzian mes Sevillës dhe Real Betisit.
Sevilla kërkon triumfin për të qenë më e qetë pasi po kërkon plasmanin në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë mysafirët e Betisit synojnë fitoren për t’i ikur rrezikut për rënie.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij derbi.
Formacionet zyrtare:
Sevilla: Vaclik, Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon, Jordan, Fernando, Oliver Torres, Ocamos, Munir, De Jong.
Betis: Robles, Emerson, Bartra, Sidnei, Moreno, Rodriguez, Alena, Canales, Fekir, Tello Borja. /Telegrafi/
















































