Lionel Messi shkëlqeu me dy gola në fitoren ndaj Granadës për t’u bërë edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës edhe pse vetëm 24 vjeç. Cristiano Ronaldo shënoi po ashtu në sfidën ndaj Racing Santanderit golin e tij të 100-të për Real Madridin, duke thyer rekordin e Ferenc Puskas.

Nga ana tjetër fitore befasuese shënoi Villarreali te Rayo Vallecano, teksa humbje pësuan Atletico Madridi dhe Valencia në transfertë.


Formacioni më i mirë i javës së 29-të në La Liga:

Portier: Andres Fernandez (Osasuna)

Mbrojtësit: Alberto Lora (Gijon), Jaiver Paredes (Zaragoza), Gerard Pique (Barcelona), Abraham Minero (Zaragoza).

Mesfushorët: Martin Demichelis (Malaga), Raul Garcia (Osasuna), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Jaime Gavilan (Getafe).

Sulmuesit: Karim Benzema (Real Madrid). 

               Fernandez

Lora - Paredes - Pique - Miniero

         Demichelis - Garcia

     Messi - Gaitan - Ronaldo

               Benzema

/Telegrafi/

telegrafi sport app