LAJMI I FUNDIT:

La Liga dhe RFEF refuzojnë zyrtarisht regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor nga Barcelona

La Liga dhe RFEF refuzojnë zyrtarisht regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor nga Barcelona

La Liga dhe Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) kanë refuzuar zyrtarisht regjistrimet e Dani Olmos dhe Pau Victor për Barcelonën. Vendimi vjen pas diskutimeve të gjera mes dy organeve.

Barcelona ka marrë një përgjigje negative për regjistrimin e yllit spanjoll, Dani Olmo dhe talentit Pau Victor përkundër marrëveshje të fundit përfituese nga shitja e ulëseve VIP në Camp Nou.

Si La Liga, ashtu edhe RFEF kanë refuzuar regjistrimin e dyshes së Barcelonës, duke dhënë edhe një deklaratë zyrtare mbi vendimin e tyre.


La Liga konfirmon se Barcelona i është kthyer rregullit 1:1
Lexo po ashtu La Liga konfirmon se Barcelona i është kthyer rregullit 1:1

Deklarata e plotë

Deklarata e plotë e publikuar nga RFEF dhe La Liga është si më poshtë:

“Komiteti i Monitorimit të Marrëveshjes Koordinuese RFEF-La Liga është mbledhur për të adresuar kërkesën për miratimin paraprak dhe përpunimin e licencave federale të lojtarëve z. Daniel Olmo Carvajal dhe z. Pau Víctor Delgado, të paraqitur nga FC Barcelona”.

“Pas pajtueshmërisë së FCB me kërkesat e kontrollit ekonomik të La Ligës më 3 janar 2025, dhe pasi klubi të ketë kompletuar dokumentacionin përkatës, Organi i Vlerësimit të Buxhetit të La Ligës ka vendosur të zgjasë Limitin e Kostos së Skuadrës Sportive të FC Barcelona nga data e lartpërmendur”.

“Në lidhje me këtë, pasi janë kërkuar licencat për lojtarët e lartpërmendur nga FC Barcelona dhe pas analizës së rregulloreve federale në fuqi, Komiteti i Monitorimit pranon të mos japë licencën paraprake dhe as licencën përfundimtare të kërkuar nga FC Barcelona për lojtarët z. Daniel. Olmo Carvajal dhe z. Pau Víctor Delgado në përputhje me interpretimin e mirëfilltë të neneve 130.2 dhe 141.5 të Rregullores së Përgjithshme të RFEF-së, të cilat e pengojnë një lojtar të cilit i është hequr licenca të jetë në gjendje, gjatë të njëjtit sezon, të marrë një licencë në të njëjtin ekip të klubit për të cilin ai ishte tashmë i lidhur.”

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

La Liga
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Ligat tjera
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

La Liga
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

La Liga
Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

La Liga
Kalo në kategori