Producentja dhe ylli i Kardashians, Kylie Jenner, veshi një bluzë të bardhë dhe çizme deri tek gjunjët teksa u pa në vendlindjen e saj në Calabasas.

25-vjeçarja dhe themeluesja e “Kylie Cosmetics/Skin/Swim” – e cila mbështetet te stilistja Jill Jacobs – kishte veshur gjithashtu një fund xhins interesant me dy shtresa për ta përshtatur me pjesën e sipërme.


Dalja e Jenner në rrugë erdhi një ditë pasi ajo u akuzua se kishte vjedhur një ide koncepti marketingu nga një tjetër stiliste me ngjyrë për fushatën e saj “Kylie Cosmetics” ku shfaqej me nënën e saj, Kris Jenner.

62447941 0 image a 29 1663257230644

Dizajneri i “IEMBE”, TravisDi'meer Terry, akuzoi yllin për kopjimin e një videoje që postoi më 19 gusht, ku ai dhe nënën e tij ndërveprojnë kundër një sfondi të bardhë.

Të martën (13 shtator), Kylie zbuloi videon e saj që shfaq nënën e saj 66-vjeçare duke kërcyer para një sfondi të bardhë, njësoj si nëna e TravisDi'meer, e cila vallëzonte me një palë pantallona të shkurtra xhins “IEMBE”.

307499510 490632682584428 8018970381891568612 n Foto: Getty

TravisDi'meer vuri në dukje se për shkak se Kylie ka 497.7 milionë ndjekës të mediave sociale, personi mesatar do të supozonte se koncepti ishte ideja e saj.

306736623 978494220217749 6981254962471684083 n Foto: Getty

“Problemi nuk ishte që dikush të përdorte nënën për markën e tij, pasi ky ishte qëllimi im i parë për t'i bërë të tjerët të nxjerrin në pah prindin e tyre dhe ta shohin këtë si një gjë të bukur”, shkroi Terry.

306296723 118775860819451 4281049054157146987 n Foto: Getty

“Megjithatë, duke qenë se Kylie Jenner është në një platformë më të madhe, duket se ajo e ka krijuar këtë. Për më tepër, nuk më intereson një miliarder kur përpiqem të bëj të miat”, tha tutje ai.

Ndërkohë, partneri i Kyliet, Travis Scott, ka qenë i zënë gjithashtu, pasi ai është planifikuar të performojë këtë të shtunë (17 shtator) dhe më 15 tetor në klubin e natës Zouk në Las Vegas.

62449907 0 image m 48 1663257772493

Travis, emri i plotë i të cilit është Jacques Webster ka përjetuar pak ose aspak pasoja për incidentin në Astroworld, ku mbeten 300 fansa të plagosur, 25 të tjerë të shtruar në spital dhe 10-të të vdekur.

Scott nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për ngjarjen tragjike përveç nisjes së një iniciative filantropike dhe sigurie prej pesë milionë dollarësh të quajtur Project HEAL. /Telegrafi/

62450127 0 image a 49 1663257777989

62451457 11216489 Sources close to Jenner told Radar Online on Wednesday This is n a 58 1663259606740