LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner lanson markën “Kylie Baby”, me ndihmën e Stormit

Kylie Jenner lanson markën “Kylie Baby”, me ndihmën e Stormit

Kylie Jenner po zgjeron edhe një herë perandorinë e saj.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, në heshtje njoftoi se po lanson një markë fëmijësh dje (e mërkurë), duke postuar një foto të admirueshme në Instagram të vajzës Stormi Webster në vaskë dhe duke etiketuar @kyliebaby.


Llogaria e verifikuar ende nuk ka postuar asgjë dhe nuk ka as një foto profili, por tashmë ka grumbulluar më shumë se 435 mijë ndjekës.

View this post on Instagram

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner)


“Koha e banjës me @kyliebaby”, mbishkroi ylli fotografinë e saj. Megjithëse Jenner nuk dha detaje rreth linjës së saj të ardhshme, vitin e kaluar ajo paraqiti kërkesa për markën tregtare Kylie Baby në fushat e produkteve të kujdesit të lëkurës – si kremrat hidratues, losione, vajra trupi, xhel trupi, si dhe djep, karroca, çanta pelena, shishe foshnjash dhe veshje.

Kylie sigurisht që ka qenë e zënë; ajo gjithashtu paraqiti markën tregtare “Kylie Swim” në fillim të këtij viti dhe dorëzoi dokumente për “Kylie Body” dhe “Kylie Hair” në 2019. /Telegrafi/