LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner kombinon tutat e saj në një mënyrë të papritur

Kylie Jenner kombinon tutat e saj në një mënyrë të papritur

Kylie njihet për stilin mahnitës të modës dhe kombinimet fantastike të cilat menjëherë pasi shihen te ajo bëhen trende botërore.

Gjatë karantinës tutat janë bërë veshjet tona të preferuara. Shumë marka i kanë dizajnuar ato në ngjyra të ndritshme, duke nxitur atë që të jetë më shumë se një veshje e thjesht për çështje standarde.


Por, Kylie Jenner sapo ka dhënë idenë më të re për mënyrën e veshjes së tutave.

Këtë fundjavë, Jenner kombinoi një triko dhe tuta të bardha, me sytjena të thurura në të njëjtën ngjyrë, si dhe sandale me takë.

View this post on Instagram

🤍🤍✨✨

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on Aug 22, 2020 at 1:28pm PDT

Përveç këtyre kombinimeve, bizhuteritë e saj ishin ato që kthyen këtë veshje në ikonike.

Rreth belit të saj, Jenner mbante dy zinxhirë që përveç se vlen të inspirohesh nga ta për shkak të bukurisë, ata kushtojnë më pak se 100 dollar.

Siç duket, kjo do të jetë mënyra e re për veshjen e tutave që do të bëhet trend në vazhdim. /Telegrafi/