LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe shkëlqen me het-trik ne fitoren e PSG-së në udhëtim ndaj Reims

Kylian Mbappe shkëlqen me het-trik ne fitoren e PSG-së në udhëtim ndaj Reims

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim ndaj Reims, sfidë kjo e vlefshme për javën e 12-të në elitën e futbollit francez.

Mysafirët morën epërsinë që në minutën e tretë të sfidës, me Kylian Mbappe që shënoi për 1-0 pasi u shërbye mjaft mirë nga bashkëkombasi i tij Ousmane Dembele.

Vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e tetë, por goli i shënuar nga Junya Ito u anulua më pas nga VAR-i për pozitë jashtë loje.


Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë Reims pati një mundësi të artë shënimi por Donnarumma bëri ‘të pamundurën’ duke ndalur goditjen e Richardson.

Me epërsinë minimale të PSG-së u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në minutën e 56-të, PSG shënoi për herë të dytë në këtë sfidë ku përsëri autor i golit ishte Kylian Mbappe i cili shënoi për 2-0 jo shumë metra larg portës pas asistimit të Carlos Soler.

Mbappe kompletoi het-trikun në minutën e 82-të pas një aksioni briliant nga Bradley Barcola i cili asiston Mbappen dhe ky i fundit me një gjuajte mjaft të bukur arrin të mposht portierin vendas për 3-0.

Me këtë fitore Parisi kryeson tabelën në Ligue 1 me 27 pikë të tubuara, një më shumë se Nice që gjendet në vendin e dytë me 26 dhe tri më shumë se Monaco në vendin e tretë me 23 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori