LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe duket se imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror

Kylian Mbappe duket se imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror

Kylian Mbappe dukej se imitonte gjestin e diskutueshëm të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror në një lëvizje befasuese duke pasur parasysh talljet e vazhdueshme të Argjentinës.

Sulmuesi shënoi hat-trick për Francën në finalen e Botërorit, të cilën Argjentina e fitoi me penallti falë pjesërisht heroizmave të specialistit të pritjeve të peballtive, Martinez.

Portieri i Aston Villas vazhdoi të tallet me Mbappen duke kërkuar “një moment heshtjeje” për të në dhomat e zhveshjes.


Top 10 pretendentët e hershëm për të fituar Topin e Artë në vitin 2023
Lexo po ashtu Top 10 pretendentët e hershëm për të fituar Topin e Artë në vitin 2023

Më pas ai shkoi një hap më tej duke mbajtur një lodër me fytyrën e superyllit të Paris Saint-Germain gjatë paradës së fitores në Buenos Aires.

E pakënaqur me sjelljen e tij, Franca paraqiti një ankesë zyrtare pasi u ndje sikur Martinez kishte tejkaluar kufirin.

Mbappe në fakt nuk ishte i shqetësuar nga veprimet e Martinezit, megjithatë dha një përgjigje të matur.

Pasi u tallën me francezët, Emiliano Martinez dhe Argjentina e pësojnë nga FIFA
Lexo po ashtu Pasi u tallën me francezët, Emiliano Martinez dhe Argjentina e pësojnë nga FIFA

“Kam biseduar me të pas ndeshjes”, u tha Mbappe gazetarëve muajin e kaluar.

“E përgëzova. Për të ishte një objektiv jetësor. Edhe për mua, por humba, ndaj duhet të jem sportist i mirë. Festat nuk janë problemi im, nuk humb kohë për gjëra të tilla të parëndësishme”.

Emiliano Martinez paguan 22 mijë euro për një qen që t'ia ruajë medaljen e fituar në Botëror
Lexo po ashtu Emiliano Martinez paguan 22 mijë euro për një qen që t'ia ruajë medaljen e fituar në Botëror

Dhe Mbappe nuk duket se ka ndonjë problem me Martinezin pasi ai u filmua duke kryer të njëjtin gjest si ai.

Pasi mori çmimin e tij “Doreza e Artë”, Martinez e vendosi në mënyrë të vrazhdë te organi gjenital, derisa këtë veprim e bëri edhe sulmuesi gjatë seancës stërvitore të PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori