LAJMI I FUNDIT:

Ky veprim është cilësuar si “ilaç dashurie”, pasi ka ndikim të pabesueshëm në marrëdhënien tuaj

Ky veprim është cilësuar si “ilaç dashurie”, pasi ka ndikim të pabesueshëm në marrëdhënien tuaj

Një prekje e dashur nuk tregon vetëm sa të rëndësishëm jeni për të, por edhe ju ngushëllon gjatë kohëve të vështira, sëmundjes apo dhimbjes

Rezulton se ka një shpjegim për këtë. Një studim i fundit ka përgjigjen se pse prekja e njeriut mund të jetë kaq e fuqishme dhe ndihmon si një ilaç. Kjo është mënyra se si funksionon ajo.

Të kesh një partner romantik, që ju mban dorën kur keni dhimbje, bën që të vuani më pak dhe të ndiheni më pak në siklet. Kjo mund të quhet “ilaç dashurie”, i cili mund të shërojë dhe qetësojë.


Por le të zbulojmë se si funksionon dhe të shpjegojmë mekanizmin e këtij ilaçi të lehtë, pasi shkencëtarët jo vetëm e kanë pohuar këtë si fakt, por edhe kanë shpjeguar mënyrën se si funksionon.

Gjithçka për të cilën kemi nevojë është dashuria dhe prekja e sinqertë njerëzore.

Goldstein, një psikolog, i cili po studionte fuqinë e prekjes njerëzore, zbuloi se ekzistonte një anë e re e dashurisë dhe vendosi të eksperimentonte me gruan e tij, kur lindi vajza e tyre. Më vonë, më shumë se 20 çifte u testuan në një laborator gjatë një viti.

Rezultoi se thjesht të qenurit pranë njëri-tjetrit, madje edhe pa u prekur, shkakton një lidhje në tru, e cila rritej edhe më shumë kur çiftet kapeshin për dore, ndërkohë që gruaja ndjente dhimbje.

Ata zbuluan edhe një gjë tjetër interesante: “Duket se dhimbja ndërpret tërësisht lidhjen ndërpersonale midis çifteve dhe prekja e rikthen atë”.

Pra, mos kini frikë të prekni butësisht partnerin nëse ka dhimbje. Prekja juaj shëruese mund të lehtësojë vuajtjet dhe madje të parandalojë që çdo sëmundje të prishë sinkronizimin dhe lidhjen midis jush.

Mund ta provoni tani, nëse keni ndonjë dhimbje. Thjesht merrni dorën e partnerit tuaj dhe mbajeni për një kohë. Ndoshta ju vini re se rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja sinkronizohen. Ndoshta nuk e ndjeni, por ndodh!

Ju madje mund të dyfishoni efektin duke ndier më shumë empati për partnerin e sëmurë. Ngushëllimi i tyre me ndjenjat i ndihmon të arrijnë rezultatet më të mira. Sa më shumë të sinkronizoheni, aq më shumë funksionon diçka e tillë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

A e dini se...
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori