Falë “magjistarit matematikor” të vetëshpallur, Ben Stephens, dhe trukeve të tij, tani do të llogarisni përqindjet pa u lodhur fare

Stephens ka publikuar cicërimën në të cilën shpjegon se cila është ajo mënyrë magjike për llogaritje përmendsh të përqindjeve, transmeton Telegrafi.


Zgjidhja e tillë befasisht e lehtë për këtë “problem” ka zgjuar vëmendje të madhe te ndjekësit e tij, por edhe te “publiku” i gjerë.

Tani të gjithë pyesin përse të mos mësohet diçka e këtillë në shkolla. Kjo është formula sekrete - x% od y= y% od x.

– Nëse duhet të llogarisni 4 përqindje nga 75, harroni atë, por filloni të llogarisni 75 përqindje nga 4, gjë që shumë më lehtë dhe më shpejt do të gjeni që përgjigjja është 3 – shpjegon Stifens dhe shton që shumica e njerëzve hutohen kur u thoni të llogarisin 18 për qind nga numri 50, mirëpo nëse e rrotulloni situatën dhe llogarisni 50 për qind nga 18, do të buzëqeshin dhe do të thonë “përnjëherësh” që përqindja është 9.

Shumica e njerëzve në rrjetin shoqëror Twiter kanë reaguar dhe thjesht i janë falënderuar Stifensit që me ta e ka ndarë këtë sekret. Disa madje kanë kërkuar që t’i pasurojë me dije nga matematika.

Për këtë cicërimë thotë që me siguri është më e popullarizuara që e ka publikuar ndonjëherë.

https://twitter.com/Shehzaadi_kris/status/1102171494589890562

/Telegrafi/