LAJMI I FUNDIT:

Ky kombinim i ngjyrave është pikë e qëlluar: Irina Shayk ka treguar se si vishet mirë një femër me stil!

Ky kombinim i ngjyrave është pikë e qëlluar: Irina Shayk ka treguar se si vishet mirë një femër me stil!
Foto: Profimedia

Ne tashmë jemi mësuar me stilimet fenomenale të Irina Shayk dhe kjo veshje u pëlqye veçanërisht nga njohësit e modës

Manekinia është fotografuar derisa ishte duke shëtitur në rrugët e Nju-Jorkut, ndërsa ndaj shfaqjes e saj askush nuk ka qëndruar indiferent.

Ngjyra e kafenjtë ngadalë po bëhet nuanca më e popullarizuar e këtij sezoni, ndërkaq Irina gjithmonë ecën në hap me trendët.


Kur ta bashkoni me ngjyrën e mustardës, do të arrini një hit të vërtetë të modës, transmeton Telegrafi.

Disenjatorët thonë që pikërisht ky kombinim bën që çdo stil të duket jashtëzakonisht i shtrenjtë.

Veç kësaj, ajo ka krijuar hit të vërtetë kur është fjala për zgjedhjen e ngjyrave, ajo edhe pjesët e veshjes i ka zgjedhur me mjeshtri.

Tutat përfundimisht janë hit absolut i sezonit, ndërkaq në majë të listës së modës do të qëndrojnë deri në fund të vitit.

A jeni edhe ju si Irina adhuruese e këtyre nuancave? /Telegrafi/