LAJMI I FUNDIT:

Ky hotel në Sarajevë i “kthen” mysafirët në luftë: Kujdes nga snajperisti (Foto/Video)

Ky hotel në Sarajevë i “kthen” mysafirët në luftë: Kujdes nga snajperisti (Foto/Video)

Dyshekë të sfungjerit, batanije të ushtrisë dhe lexim me qiri – të gjitha këto mund t’i përjetoni në një hotel në Sarajevë, që mysafirët e vet i kthen në Bosnjën e viteve të 90-ta, kur po zhvilloheshin luftime të ashpra mes forcave serbe dhe atyre boshnjake.

Pronarët e hotelit janë anëtarë të një familje që i kanë mbijetuar rrethimit trevjeçar nga forcat serbe. Mysafirët i pret Arijan Kurbashiq, i veshur me rroba të ushtrisë dhe kapelë të forcave të Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Secili mysafir flenë në shtrat sikur të ishte në ndonjë bunker, derisa gjësendet e tyre i mbajnë nëpër kutitë e municionit. Çdo person e ka vetëm një poq elektrik në dhomë.


2

Dritaret janë të mbuluara me najlon të plastikës të ngjashëm me ata që janë përdorur gjatë luftës, që shërbenin për të ndaluar futjen e shiut dhe borës për shkak se ishin thyer nga sulmet e forcave serbe.

Arijan Kurbashiq e quan veten “Zero një”, nofkë kjo që e kishte fituar babai i tij derisa kishte shërbyer në ushtri gjatë luftës. Qëllimi i këtij kodi ishte strehimi i qytetarëve të cilët po vriteshin nga forcat serbe.

“Për të kuptuar diçka më mirë, duhet patjetër ta përjetoni dhe për këtë jam munduar të krijoj një ambient lufte. Mënyra më e mirë për të mësuar diçka për luftën është të flini në këta shtretër, por natyrisht edhe të bisedoni më mua që e kam përjetuar atë”, ka deklaruar Kurbashiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori