Limoni ka forcë natyrale të zbardhjes, aromë të këndshme dhe të freskët, në mënyrë efikase eliminon shtresat yndyrore, prandaj është mjet ideal natyral për pastrimin e shtëpisë

Është i dobishëm posaçërisht në luftën kundër viruseve dhe baktereve.


Përzierja e thjeshtë e lëngut të limonit dhe ujit mund të dezinfektojë shumë sipërfaqe në shtëpi, dorezat e dyerve, frigoriferin, telekomandat e aparateve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ky frut është i shkëlqyeshme për mirëmbajtjen e rrobave të bardha, ndërsa e gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak lëng limoni në rrobalarëse.

lemon household uses  1

Limoni gjithashtu me efikasitet eliminon njollat e verës nga rrobat, lëngjet në ngjyra...

Nëse në shtëpi keni mobilie nga lëkura, mund t’i bëni politurë dhe t’i freskoni me limon, duke e bërë përzierjen e lëngut të limonit dhe vajit të ullirit apo vajrave të tjera (në përpjesëtim 1:2).

Kjo përzierje jo vetëm që do t’i eliminojë të gjitha gërvishtjet dhe dëmtimet nga mobiliet e lëkurës, por edhe do t’i shkëlqejë ato. /Telegrafi/