Një palestër kineze ka tërhequr shumë vëmendje për ofertën për frekuentuesit e saj - një veturë sportive Porsche Panamera për personin e parë që humb 50 kg në tre muaj.

Palestra në qytetin Binzhou, Provinca Shandong e Kinës, njoftoi së fundmi se do t'ia dhuronte Panamerën si çmim personit të parë që do të humbiste 50 kg në tre muaj.


Për t'u marrë në konsideratë, pjesëmarrësit e gatshëm duhet të paguajnë një tarifë prej 1,400 dollarë dhe të peshohen.

Tarifa e detyrueshme mbulon tre muaj trajnim intensiv, akomodim dhe vakte.

“Sfida është duke vazhduar dhe regjistrimi do të mbyllet kur të ketë 30 pjesëmarrës. Shtatë ose tetë persona janë regjistruar tashmë”, tha Wang, trajner në palestër. /Telegrafi/