LAJMI I FUNDIT:

Ky është ‘spidermani’ i vërtetë: Sam Watson në më pak se 5 sekonda u ngjit në një lartësi prej 15 metrash

Ky është ‘spidermani’ i vërtetë: Sam Watson në më pak se 5 sekonda u ngjit në një lartësi prej 15 metrash

Amerikani Sam Watson mahniti edhe një herë botën sportive dhe theu rekordin botëror në Lojërat Olimpike në Paris në ngjitjen sportive.

18-vjeçari Watson erdhi në Paris si njeriu më i shpejtë në botë kur bëhet fjalë për ngjitjen e shpejtë të një muri në një lartësi prej 15 metrash.

Rekordi i tij botëror ishte 4.79 dhe askush nuk mendonte se mund të thyhej, por Watson i kaloi kufijtë e sportit të tij dhe u ngjit në kualifikime për vetëm 4.75 sekonda.


Sado mbresëlënëse të jetë bëma e Watson, mjafton të imagjinohet se një njeri mund të ngjitet në një ndërtesë pesëkatëshe në më pak se pesë sekonda. Deri më tani, Tobey Maguire, duke luajtur Spiderman, mund ta bënte këtë vetëm në filma, por Watson tregoi se gjëra të tilla të çmendura mund të arrihen jashtë ekranit të filmit.

Sam Watson, pavarësisht famës së tij, ende jeton në shtëpi me prindërit e tij dhe babai i tij Ray është krenar për të.

“Gjithçka është e pamundur derisa dikush të vendosë se është e mundur. Sam filloi të ngjitej në mure në moshën pesë vjeçare dhe ne vumë re talentin e tij. Ai nuk ishte aq i fortë sa disa nga moshatarët e tij, kështu që iu desh të kërkonte qoshe në mure dhe kjo është si mësoi një teknikë unike”.

“Në moshën 16-vjeçare, ai i vuri vetes një qëllim – të bëhej personi i parë që ngjitej në një lartësi prej 15 metrash në më pak se 5 sekonda, ai kurrë nuk dyshoi për këtë dhe ëndrra e tij u realizua”, ka thënë është Ray Watson.

Sot (e enjte), Watson do të luftojë për medaljen e artë nga ora 12:35 dhe do të shohim nëse do të arrijë të thyejë rekordin botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori