LAJMI I FUNDIT:

Ky është restoranti ekskluziv Sospiro, me ambient komod e ushqim të paharrueshëm

Ky është restoranti ekskluziv Sospiro, me ambient komod e ushqim të paharrueshëm

Me një meny të veçantë, e cila mban ushqime unike dhe të pa para më herët në vendin tonë, Sospiro është restoranti i parë ekskluziv italian në Kosovë që tanimë ka sjell disa lloje të mishit, sikur ai Angus, e që nuk janë parë më herët tek ne.

Me lokacion brenda hotelit Four Points by Sheraton Prishtina City në lagjen “Marigona”, Sospiro ofron një ambient komod dhe ideal për individë, çifte e takime biznesesh.

Ndjesia e ekskluzivitetit që shoqërohet me llojet e veçanta të mishit, nga Carpaccio e deri te mishi Kobe të cilin e importojnë direkt nga Japonia, e bën përvojën në këtë restorant të paharrueshme.

Kryekuzhinieri i Sospiro-s, Dardan Cahani, në një intervistë për Telegrafin ka treguar se çdo lloj i mishit përgatitet në skarën profesionale.

Çfarë e veçon këtë restorant është mënyra se si kuzhina italiane kombinohet me metodat tona tradicionale të gatimit.

Më poshtë ju ftojmë ta shikoni videon e përgatitur, ku mund të njiheni më afër me ambientin e restorantit dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimeve.

Artikull i sponzorizuar